Rusia sulmon 40 qytete në rajonet Donbas dhe Luhansk

Ushtria ruse ka sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore në Donbas dhe Luhansk.

Lajmi është konfirmuar nga Ushtria e Ukrainës.

“Pushtuesit kanë qëlluar më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkaktuar shkatërrime në më shumë se 47 vende, kryesisht në shkolla dhe banesa. Si pasojë e këtyre sulmeve humbën jetën pesë civilë dhe 12 të tjerë u plagosën”, bënë me dije forcat ushtarake ukrainase.

Kujtojmë se muajin e kaluar Rusia synonte të merrte në kontroll të plotë rajonin e Donbasit. Mijëra trupa ruse u vendosën në rajon duke sulmuar në të gjitha anët në përpjekje të rrethuar forcat ukrainase.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *