Presidenti/ Dy raunde të “djegura”, Alibeaj mbledh deputetët

Deputetët e Partisë Demokratike do të mblidhen këtë të enjte për të dalë me një propozim për president të vendit.

Deputeti, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar të gjithë kolegët e tij demokratë për mbledhjen e radhës së grupit parlamentar, që do të mbahet në orën 10:30.

“Përshëndetje! Nesër në orën 10:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Ju faleminderit!,”-shkruhet në mesazhin që Alibeaj u ka nisur deputetëve.

Kujtojmë se, data 30 maj shënon raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndaj dhe duket se deputetët e Partisë Demokratike, do të takohen sërish për të dalë në një propozim. Socialistët i presin në tryezë për të diskutuar për emra, ndërkohë që 2 raundet e para u dogjën pa kandidatë pasi palët nuk arritën marrëveshje.

Megjithatë për sa i përket marrëveshjes që ishte arritur, të dy palët akuzojnë njëra tjetrën se janë tërhequr nga ajo, ndërsa Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *