Konferenca e Ligës, reagon ministri Çuçi: Historia u shkrua në Tiranë, Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet…

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me finalen e Konferencë Ligës që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku Roma fitoi trofeun përballë Feyenoordit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Çuçi shkruan se kjo finale shkoi më së miri, ku sipas tij Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.

Reagimi i Plotë:

Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.

Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre.

Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *