Drogë brenda qymyrit/ Përfundon kontrolli i anijes në Durrës, ja çfarë u gjet tjetër

Ka përfunduar kontrolli i anijes me qymyr ku u zbulua një sasi e konsiderueshme droge në portin e Durrësit më 17 maj.

Deri më tani nga kontrolli janë zbuluar vetëm dy çanta me 53 pako me drogë.

Burime për median bëjnë me dije se nga i gjithë kërkimi i imtësishëm, ka rezultuar se në hambarin e anijes ndodheshin vetëm 59 kg kokainë. Ndërsa disa kg u shpërdoruan pasi njëra nga çantat u dëmtua nga kova mjetit që shkarkonte qymyrin.

Sakaq, anija është bllokuar deri në një urdhër të dytë, si dhe ekuipazhi do të qendrojë në anije deri në përfundim të hetimit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *