Ka përfunduar kontrolli i anijes me qymyr ku u zbulua një sasi e konsiderueshme droge në portin e Durrësit më 17 maj.
Deri më tani nga kontrolli janë zbuluar vetëm dy çanta me 53 pako me drogë.
Burime për median bëjnë me dije se nga i gjithë kërkimi i imtësishëm, ka rezultuar se në hambarin e anijes ndodheshin vetëm 59 kg kokainë. Ndërsa disa kg u shpërdoruan pasi njëra nga çantat u dëmtua nga kova mjetit që shkarkonte qymyrin.
Sakaq, anija është bllokuar deri në një urdhër të dytë, si dhe ekuipazhi do të qendrojë në anije deri në përfundim të hetimit.