Një kuriozitet që, mbase, nuk e keni dëgjuar!

John Bardeen (1908-1991) është i vetmi person që e ka fituar çmimin Nobel dy herë, në të njëjtën fushë – Fizikë. Por kurioziteti dyfishohet nëse mësoni se ai nuk ishte fizikan por inxhinjer.

Fakti që sot kur dëgjojmë hitet e fundit muzikore në radio, kur shohim televizion, flasim me celular ose lundrojmë rehat në internet duke përdorur kompjuterë dhe tableta, i detyrohemi shumë – John Bardeen.

– Tranzistori (për të cilin iu dha çmimi i parë Nobel në 1956) revolucionarizoi industrinë e elektronikës, duke bërë të mundur zhvillimin e pothuajse çdo pajisjeje moderne elektronike.

– Të dytin e mori në 1972 në fushën e studimeve të thelluara mbi “Superpërcjellshmërinë”, studime me një gamë shumë të gjerë zbatimesh praktike, sidomos në mjekësi me Rezonancën magnetike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *