Të gjesh diamant në një vezë nuk ishte dëgjuar kurrë më parë ndërsa të gjeje perlën në guaske është mjaft e njohur.
Sally Thompson nga Mbretëria e Bashkuar kishte përgatitur vezë të ziera për mëngjes por teksa kafshoi njërën ndjeu diçka të çuditshme në gojë.
Në fillim ajo nuk e kishte ditur se nga vinte por përpos se nga veza nuk kishte mundësi tjetër.
Edhe pse e çuditshme ajo e mori diamantin dhe shkoi të konsultohet me një argjendar, i cili i vërtetoi se ishte një gur i çmueshëm.
Ndërsa një fermere e vezëve tha se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse pula e kishte gëlltitur këtë gur i cili nuk ishte tretur dhe kishte kaluar traktin digjestiv si i tillë.
Kurse veza e cila del nga e njëjta rrugë si jashtëqitja ka mundur të i kapet vezës pasi që asaj nuk i forcohet lëvorja deri sa të bie në kontakt me ajrin.