Në Komisionin e Ligjeve ka pasur diskutime rreth çështjes së Projekt- Rezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil gjatë vitit 2021.
Deputeti, Gazment Bardhi tha se duhet vendosur një rekomandim i posaçëm në mënyrë që Komisioneri i Shërbimit Civil të monitorojë sjelljen e administratës.
Teksa u kundërshtua nga Bushka se opozita nuk e ka marrë seriozisht duke mos u njohur me raportin dhe zhvillimet e fundit.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Argumenti që jepni nuk qëndron. Ne duhet të vëmë një rekomandim të posaçëm që Komisioneri i Shërbimit Civil të monitorojë sjelljen e administratës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne sot paguajmë për një vend pune 2 apo tre punonjës. Për shkak se kanë fituar gjyqet dhe janë miliona euro që shkojnë dëm sepse ju e keni zënë me një socialist vendin e punës. Keni hequr nga puna një profesionist dhe keni futur një patronazhist. Tani paguani edhe profesionistin sepse ka fituar me gjyq, edhe patronazhistin.
Bushka: Ju vini dhe i nisni historitë nga e para, por nëse do ta kishit seriozisht do ti kishit marrë raportet dhe do të shihnit çfarë është bërë në këto vite. Lërini patetetizmat, ju nuk lexoni raportet.