Dhunuan me sende të forta një person në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë holandezë

Dy të rinj holandezë janë arrestuar në të Tiranë, pasi kanë goditur me sende të forta për motive të dobëta një person.

Shtetasit me iniciale D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *