Nis numërimi i votave/ Celibashi: Paraprakisht kanë votuar 48.2% e zgjedhësve  

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se rezultatet paraprake për pjesëmarrjen në këto zgjedhje është 48.2%.

“Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat, sa i përket pjesëmarrjes sipas të dhënave të sonduara 48.2%.

Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit. Pajisja të funksiononte ofline, nuk kishte mundësi për të transmetuar direkt rezultatin e pjesëmarrjes, kështu kanë rënë dakord partitë.

KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, dhe nuk ka munguar transparenca nga ana jonë”,- tha Celibashi.

Ai ka bërë me dije se procesi i numërimit do të vijojë gjatë natës.

“Procesi i numërimit do të vijojë edhe gjatë natës, nuk ka asnjë arsye që të ndërpritet se janë të gjitha masat dhe pengesa, vetëm nëse do jenë arsye subjektive”,- shtoi ai.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *