Përse Shqipëria kërkon të blejë raketa anti-tank? Ministri Peleshi: Jemi të sigurt por agresioni rus na detyroi të …

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur për herë të pare këtë të enjte pas kërkesë së Shqipërisë për të blerë raketat anti-tank.

Peleshi tha se kjo është një kërkesë për të përforcuar Forcat e Armatosura dhe nuk ka lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

“Ka qenë e kërkuar më parë, s’ka lidhje me agresionin. Agresioni na ka vënë para një fakti, shtimi i Forcave të Armatosura, në mos ky projekt të tjerat po kanë lidhje me agresionin. Kemi bërë të njohur bazën e Kuçovës, me një impakt për sigurinë e vendit tonë. Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO, parimi dhe ajo që quhet artikulli i 5-të, mbron cdo pëllëmbe të vendit, NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë. NATO për të parandaluar dhe shkurajuar cdo gjë që vjen nga lindja ka forcuar forcat, ai krah e tejkalon forcën e rivalëve tonë në linje”, tha Peleshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *