Erdhi nga Belgjika dhe u zhduk, babai ngre alarmin në media: Djali kishte lidhje miqësore me Can Kariqin

Një 29 vjeçar është zhdukur që prej datës 17 Maj, ka qenë babi ai që ka ngritur alarmin se Ulvi Skana ka humbur kontaktin me familjarët.

Për media i ati i 29 vjeçarit është shprehur se djali i tij e ka telefonin e fikur ndërsa për herë të fundit është parë në Institut. Ai tha se djali i tij ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Can Karriqi u vra 24 dhjetor të viti 2021 në zonën e Institutit, 29 vjeçari, Ulvi Skana kishte lidhje miqësore me Karriqin.

Vrasja e Can Karriqit

Karriqi, u ekzekutua me armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda makinës me targa të huaja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kodër Kamëz.

Para se të ekzekutohej, kishte pirë kafe pranë lokal ‘G’ i shoqëruar nga një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe është gjetur pa shenja jete.

Pas vrasjes, u gjet një makinë e djegur tip “Audi” në Institut, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin. Këta dy të fundit u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në Astir. Të dy ekzekutimet duket se u bënë në të njëjtën mënyrë. Ekzekutimi mafioz i dy shokëve të ngushtë ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit 2021.

Automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në një pjesë të rrugës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash./priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *