Ambasadorja Yuri Kim përsërit veprimin e Arvizu-t nga shkolla ‘Vasil Shanto’: Kandidatët dhe partitë të qetësohen dhe të presin rezultatin  

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, teksa ishte e pranishme në qendrën e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë, ka thënë se tashmë u përket numëruesve për të bërë punën e tyre me integritet.

Yuri Kim ndër të tjera u ka bërë thirrje kandidatëve që të qetësohen dhe të jenë të duruar, ndërkohë theksoi se, cilido rezultat të certifikohet duhet të pranohet nga ata.

“Tani përgjegjësia mbetet tek numëruesit për të bërë punën e tyre me integritet. Gjithashtu mendoj që autoritete të ndjekin të gjithë ankesat që mund të dalin. Në mënyrë që të ketë proces të vazhdueshëm përmirësimi.

Yuri Kim: Kandidatët dhe partitë të qetësohen dhe të presin rezultatin

Për kandidatët dhe partitë është koha që të qetësohen, të jenë të duruar dhe të presin rezultatet. Dhe kur të certifikohen t’i pranojnë ato. Të shohim si do të shkojë procesi.

SHBA-të si mik i popullit shqiptarë do të jetë këtu deri në fund”,- tha Yuri Kim.

Këto deklarata ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i bëri pas një inspektimi me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tek qendra e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë, ndërsa numëruesit ishin në proces trajnimi.

Ky inspektim u bë pak para fillimit zyrtar të numërimit të votave, tashmë në gjithë Shqipërinë.

Gjatë inspektimit, ambasadorja amerikane ka kërkuar nga numëruesit e Partisë Demokratike të ndërrojnë bluzat e veshura, të cilat përmbanin simbole politike.

“Nëse nuk keni veshje të tjera me vete, mund të vishni mbrapsht bluzat tuaja”,- u shpreh ambasadorja amerikane, ndërsa siguroi se do të jetë me ta derisa sa të nisë procesi i numërimit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *