Në qytetin e Durrësit në një prej KZAZ-ve të tij, është ndalur procesi i numërimit të votave. Kjo për shkak se PD-ja ka tërhequr numëruesit nga KZAZ Nr.22 në Durrës.
Mediat kanë raportuar se numëruesit e Partisë Demokratike kanë dalë jashtë pa dhënë arsye se përse e kanë ndalur procesin.
Pasi kanë përfunduar trajnimin, ata nuk kanë filluar procesin, duke sjellë edhe një tension në këtë KZAZ.
Në Bashkinë e Durrësit nuk ka filluar ende numërimi edhe pse ka 8 orë që janë mbyllur kutitë e votimit. Ndërkohë në Shijak janë hapur 5 kutitë e para.
Ky është qarku i vetëm ku nuk ka nisur procesi dhe shkak janë bërë partitë politike, pasi kanë dërguar me vonesë në 4 KZAZ-të e qarkut emrat e grupeve të numërimit.
Ndërkohë që procesi i numërimit ka nisur në vend, në një qark ende nuk është numëruar asnjë fletë votimit. Sipas informacioneve për mediat, ka qenë trajnimi i numëruesve që ka penguar nisjen e procesit të numërimit. Pritet që nga momenti në moment të nisin të hapen kutitë e para.
/Priza.al/