Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë një 11-vjeçar.
Bëhet e ditur se i mituri është qëlluar me armë zjarri nga një 17-vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lokalin e babait të të voglit, të cilin e kishte me qera.
Autori dyshohet se kishte konflikte të mëparshme me kushërinë e të mitur, dhe se ka qëlluar mbi të pasi nuk ka gjetur të afërmin.
Ai është fshehur dhe po punohet me kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.