Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë PD me datë 26 maj 2022 në mbledhjen e radhës si dhe në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kreun për kryetar të PDSH-së është bërë e mundur hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale.
Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022.
Z. Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave.
Z. Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët e PD që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.