Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka marrë disa vendime.
Njëra prej tyre është emërimi i zv.ministrit të ri të Infrastukturës dhe Energjisë Hantin Bonati i cili ka qenë në këtë detyrë nga viti 2017 deri në 2021, por është liruar nga detyra më 2 qershor të vitit të kaluar. Tashmë është emëruar sërish zëvëndës ministër.
VE N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA