Një i ri nga Shiqpëria është arrestuar nga Policia e Spoletos në Itali, ku ai në mënyrë që ti shmangej kontrollit policor ka gëlltitur një zarf që mbante brenda lëndë narkotike.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 24 majit, por sot është publikuar nga mediat italiane.
Efektivët e policisë gjatë patrullimeve në Pontebari, një zonë e frekuentuar kryesisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, kanë vënë re një të ri, të identifikuar më pas si shtetas shqiptar, i cili tërhoqi vëmendjen e karabinierëve duke tentuar të fshihej.
Pas dëshmisë në polici se kishte gëlltitur lëndën narkotike, i riu iu nënshtrua një ekzaminimi dhe terapie për të shmangur rreziqet që mund ‘i vinin në shëndet.
Sipas policisë italiane, i riu shqiptar rezulton se është ndaluar edhe një herë në të njëjtin vend ku i janë gjetur 11 pako me kokainë gati për shitje.
Në përfundim të aktgjykimit në lidhje me këtë çështje ai u dënua me 8 muaj burg dhe 2000 euro drogë, me marrëveshje për pranimin e fajësisë.