Corriere Della Sera ka publikuar pamjet e shpërndara nga policia me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit ku i riu italian qëlloi 37-vjeçaren shqiptare Brunilda Halla prpara shkollës së djalit të saj.
Ai rrëfeu se sulmi vdekjeprurës ishte momental dhe i pajustifikuar.
“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, – shkruan Corriere Della Sera.
Karabinierët e Raguzës kanë shfrytëzuar pamjet e kamerave të survejimit publik dhe privat, të marra në më pak se 3 orë nga ngjarja dhe në bashkëpunim me shumë banorë në të njëjtën lagje me viktimën kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.