Dalin pamjet si u vra barbarisht 37-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto)

Corriere Della Sera ka publikuar pamjet e shpërndara nga policia me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit ku i riu italian qëlloi  37-vjeçaren shqiptare Brunilda Halla prpara shkollës së djalit të saj.

Ai rrëfeu se sulmi vdekjeprurës ishte momental dhe i pajustifikuar.

“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, – shkruan Corriere Della Sera.

Karabinierët e Raguzës kanë shfrytëzuar pamjet e kamerave të survejimit publik dhe privat, të marra në më pak se 3 orë nga ngjarja dhe në bashkëpunim me shumë banorë në të njëjtën lagje me viktimën kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *