I vuri flakë banesës së tij, nuk raportohet për të lënduar

Një 42-vjeçar i ka vënë flakën banesës së tij në rrugën Memo Meto duke u asfiksuar edhe vetë.  Dyshohet se personi në fjalë është më probleme mendore. Të paktën 3 zjarrëfikse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *