Katër vite më parë Marco Casamonti do të fliste në mënyrë eksklusive gjatë momentit që mes shumë polemikave stadiumi Air Albania ishte duke u ndërtuar. Sot pas katër vitesh, pas vizitash të shumta në Tiranë ai rikthehet krenar sidomos kur ky stadium ka arritur një famë të tillë në finalen e madhe Europa Conference League. Natyrisht ai shpreh të gjitha emocionet dhe patjetër krenarinë e krijesës së tij.
Por a ka stadiumi një rëndësi të veçantë krahasuar me projektet e tjera që një arkitekti i duhte të bëjë.
“Ne bëjmë shumë projekte rreth botës, projekte të mëdha, por një stadium është një projekt shumë I rëndësishëm sepse është vendi ku komuniteti bëhet bashkë. Ku njerëzit dëfrejnë dhe bëjnë festë. Kjo është një krenari e madhe, u bë dhe koncerti I Ermal Metës, që do të thotë që është një stadium që funksionon edhe për koncerte.
Sa herë që vij në Tiranë nuk mund të bej pa kaluar tek stadium . Edhe nëse vij për arsye të tjera do ndalem dhe do e vizitoj. Sepse është një vepër që përfaqëson një periudhë të vështrë por të bukur jetës sime. Kthehem gjithmonë këtu me kënaqësi.”- tha Marco Casamonti
Zanafilla e stadiumit duhet kërkuar në gusht 1939, pak muaj pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, kur ministri i jashtëm italian i asaj kohe Galeazzo Ciano vendosi gurin e themelit. Ndërtimi i stadiumit kombëtar, përfundoi në vitin 1946, kur vendi kishte hyrë në periudhën e gjatë të komunizmit.
Kanë kaluar shumë dekada nga ajo kohë dhe Marco Casamonti la gjurmen e tij ne këtë pjesë të Tiranës./topchannel