Humbin rrugën turistët francezë në Vlorë, policia nis kërkimet

Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë. Nuk dihet ende sa persona kanë humbur, por një mik i tyre ka njoftuar Policinë, pasi turistët kanë humbur drejtimin dhe nuk e dinë ku ndodhen.

Mësohet se policia e Orikumit në bashkëpunim me administratën e zonave të mbrojturave janë nisur për gjetjen e tyre.

Sipas policisë, turisti ose turistët francezë janë nisur nga Llogaraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.

Ende nuk mësohet se ku janë, por sipas informacioneve paraprake mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andreas.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *