Plot 85 kuti nga qendrat e votimit janë numëruar deri tani në Tiranë. Nga rezultatet e publikuara nga KQZ, shihet se kryeqytetin deri tani e kryeson PS me 14222 vota, e ndjekur nga PD me 9721 vota dhe LSI me 1745 vota.
Në vend të katërt është PSD me 791 vota, e ndjekur nga NTH me 256 vota dhe Boiken Abazi me 204 vota.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë dominuar të gjithë Veriun e Shqipërisë, që është bërë i gjithi në ngjyrë blu.
Ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë, në thuajse tetë qarqe, është në avantazh Partia Socialiste.
Në Shkodër PS-LSI marrin 48% të votave, shumë më tepër se PS-ja që ka marrë vetëm 23 %, ndërsa në Lezhë PD-LSI që marrin 55.9% kundrejt PS me 40.8%. Edhe në Dibër, PD-LSI kryesojnë me 52.1% kurse PS ndjek me 45.9%. Në Kukës PD-LSI kanë 64.3% të votave, kurse PS 34.6%.
/Priza.al/