Asnjë shqetësim për turistin francez, i cili u raportua në polici se kishte humbur rrugën në Karaburun.
Mësohet se turisti ishte shkëputur nga grupi dhe kishte humbur kontaktet, pasi telefoni i tij nuk punonte.
Sakaq, burime për median bëjnë me dije se gjendja e tij është e mirë, si dhe kishte dalë vetë në zonën e Llogorasë për shëtitje.