E rrallë! Foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për kokainë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Itali.

Mësohet se një foshnjë gjashtë muajshe, e shtruar në spitalin e Padovës që në fillim të majit për hemorragji cerebrale, rezultoi pozitive për kokainë. Prindërit u morën në pyetje për rastin, pasi ndër hipotezat e marra në konsideratë nga karabinierët është edhe keqtrajtimi i vogëlushes.

Mediat italiane bëjnë me dije se foshnja ishte transferuar urgjentisht në spital pas të vjellave. Në trupin e vogël u vërejtën edhe trauma. Ajo që mbetet për tu sqaruar është nëse e porsalindura ka qenë apo jo viktimë e sindromës “baby shake”, dridhjet e dhunshëm dhe të vazhdueshme për ta bërë ata të pushojë së qari.

Kokaina, sipas ekzaminimeve, nuk ishte gëlltitur nga foshnja, por ishte përthithur nga afërsia.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *