Tragjike! Djali masakron me thikë babain, më pas vritet nga binjaku i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në Mitrovicë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Burimet për median bëjnë me dije se pas një mosmarrëveshjeje në familjen Bigoviq, djali ka sulmuar me thikë babain dhe e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.

Saka, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i  familjes, i cili dyshohet se duke ndihmuar babain, ka vrarë vëllain e tij. Burimet më tej kanë shtuar se i plagosuri fillimisht është dërguar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

ëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq,  babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq./gazetaekspress

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *