Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në konferencë me gazetarët në lidhje me çështjen “Plumbi i artë”.
Berisha i ka bërë thirrje Nuredin Dumanit vrasësit Serial që të rrëfej çdo gjë që di në lidhje me klanet dhe lidhjet e saja me qeverinë
“Medvedin Dumani i bëjë thirrje të rrëfej çdo gjë. Nuk ka patur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe bandat e tjera kanë pasur në xhep prokurori e Ministra. I bëj thirrje Dumanit, në emër të asaj që rrëfen në vetvete është një njeri që vendos të tregoj për të shpëtuar shpirtin e tij, i bëj thirrje ta bëj të plotë. Sepse ka një frymë censure të rrëfimit të tij.
I bëj thirrje të zbardhen tabulatet me Taulant Çelën dhe Taulant Ballën.”