Aksioni i pastrimit, Rama: T’i japim fund kësaj marrëzie që të vret syrin dhe dëmton shëndetin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në lidhje me planin e pastrimit Kombëtar. Ai ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar pamje nga aksioni në disa qytete të vendit.

“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin✋
*momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *