Janë zbardhur detaje të reja mbi riatdhesimin e 13 shqiptarëve nga kampi i ISIS.
Mësohet se operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve ka filluar para disa ditësh dhe është mbajtur sekret.
Shqiptarët e riatdhesuar janë nga kampi “Roi” . Burimet bëjnë me dije se në mesin e të riatdhesuarve dyshohet se është edhe gruaja e dytë e Genc Ballës, Almira Kastrati dhe dy fëmijët e saj.
Kujtojmë se Genc Balla është dënuar për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste dhe ndodhet në regjimin “41bis” në burgun e Peqinit.