Vetëm disa ditë para dasmës/ Ish-futbollsiti i Liverpool filmohet në hotel me bukuroshen bjonde gjysmë të zhveshur (Foto)

Ish-sulmuesit të Anglisë Andy Caroll i janë publikuar disa pamje ku ai shihet në shtrat me një bjonde, rreth dy javë para dasmës së tij. Vajza që shihet me futbollistin është identifikuar si Taylor Janë Wikley.

33-vjeçari mësohet se udhëtoi drejt Dubait për të marrë pjesë në festën e beqarisë së të fejuarës së tij, Billi Mucklow, javën e kaluar. Më pas, ylli i televizioneve u rikthye në shtëpi me miqtë e saj, ndërsa ish-futbollisti vazhdoi festën në Dubai.

Mësohet se dy ditë pasi Billi Mucklow u largua, ai festoi me Taylor Jane Wilke, menaxhere e një klubi. Caroll më pas ftoi Taylor dhe dy miq të tij të shkonin në suitën e hotelit pas festës në klube.

Fotot e menaxheres së klubit e shtrirë pranë tij në shtrat e zhveshur dhe në një prej tyre me rroba banjo të tij të personalizuara, u shpërndanë në aplikacionin e mesazheve Snapchat. Taylor ia dërgoi miqve të saj në Britani dhe ata i bënë virale.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *