Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov do të vizitojë Serbinë më datën 7 qershor. Ky lajm bëhet i ditur nga mediat serbe.
Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb presidentin Aleksandër Vuçiç, ku do të diskutojë edhe në lidhje me luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë për këtë situatë.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur BE po përgatit skemën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.
Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE ka rritur presionin ndaj Beogradit.
Vizita e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën, duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.