Është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të dy prej fëmijëve të cilët u mbytën në liqenin e Prushit në afërsi të Vaqarrit në Tiranë.
Dy fëmijët dyshohen të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeçare, ata ishin duke u larë me një grup shokësh.
4 prej tyre kanë mundur të dalin nga liqeni ndërkohë 2 prej tyre u shpallën të zhdukur.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Ekipet e polumbarëve kanë për të bërë të mundur gjetjen e trupit të një prej viktimave, ndërkohë që vijojnë kërkimet për trupin e fëmijës së dytë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.