Jo gjithçka ka shkuar siç duhet pas festimeve në rrugët e Romës. Ku në disa momente gjatë festimeve, Kumbulla me shokë janë shfaqur me bandelora thymbuese ndaj rivalëve lacial: “Lazial, ajër i rëndë në Tiranë”, ishte një ndër parullat me të cilën Kumbulla u shfaq mbi autobus.
Të njëjtën gjë bëri edhe shoku i tij, Zalewski: “Lazial, mbyllni dritaret”. Në fakt këto ishin kundërpërgjigje ndaj ngacmimeve që i bënë ultrasit lacial përpara finales së Conference League.
Sipas mediave italiane, Prokurori i FIGC ka hapur një hetim ndaj këtyre episodeve, jo sportive të ndodhura gjatë festimeve në rrugët e Romës. Nuk janë bërë publik emrat por sipas mediave, një prej tyre është edhe Kumbulla. Të njëjtën gjë Prokurori i FIGC ka bëre edhe ndaj ekipit të Milan pas festës së titullit kampion.