Mbytja e dy të miturve në liqenin e Prushit në Tiranë/ Dalin detaje të reja mbi fëmijët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë ku dy të fëmijë të mitur janë mbytur në liqen.

Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të të miturve.

Mësohet se dy të miturit kanë qenë të moshës 11 dhe 13 vjeç ,me inicialet M.T dhe K.T janë vëllezër.

 

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *