Në ditën e nesërme në orën 11:00 pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku do të votohet për anëtarët e kryesisë së partisë.
Ndërkohë pak orë pas mbledhjes ish-kryeministri Berisha ka bërë propozimet e tij për anëtarët të cilët do të jenë pjesë e kryesisë sipas tij.
Në propozimin e bërë përfshiheshin të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithashtu edhe deputetja Ina Zhupa.
Kujtojmë që Zhupa pavarësisht së nuk ishte pjesë e Komisionit të Rithemelimit, mori pjesë në kuvendin e 30 Prillit duke e cilësuar si një organizim ku duhet të kishte bashkim mes demokratëve.
Ndërkohë përveç Ina Zhupës, Berisha ka propozuar edhe emrat e mëposhtëm për të qenë anëtarë të Kryesisë së PD:
Arben Imami
Bledi Kasmi
Florjon Mima
Jozefina Topalli
Elena Qirici
Erald Kapri.
Pritet të shihet sesa deputetë të grupit parlamentar do të jenë të pranishëm në mbledhjen e nesërme duke qenë se sipas statutit të ri të PD-së, të gjithë deputetët automatikisht janë pjesë e Këshillit Kombëtar.