Komisionerët e PD-së ka ndërprerë numërimin te “Pazari i Ri” në Tiranë, duke e arsyetur me lodhjen e madhe.
Më konkretisht, në orën 07:20 është ndërprerë procesi i numërimit në KZAZ nr. 32 në Tiranë, që ndodhet te shkolla “Hasan Tahsim” te “Pazari i Ri”.
Komisionerët e PD-së kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes, ndërsa ende nuk dihet se kur do ti rikthehen procesit të numërimit të votave.