Donald Veshaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga Beatrix Ramosaj, me të cilën nisi romancën brenda Big Bother VIP.
Sapo dolën jashtë, u vu re se nuk po qëndronin bashkë dhe lidhjes së tyre i erdhi fundi. Beatrix i dedikoi edhe projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua, por Donaldi dukej se e kishte mendjen tek ish e dashura, Bora Zemani.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, kur u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”. Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk ka bërë ende një reagim për këtë.
Ndërsa duket se Donaldi dhe Bora janë kthyer sërish bashkë. Të paktën kështu nënkuptojnë të gjithë komentet e tij dhe postimet në rrjete sociale. Ata shkojnë në vende të ngjashme ndërsa vëllezërit binjakë kishin të ftuar në një prej emisioneve edhe Semi Jaupajn, e cila i ka dedikuar këngë romancës së Donaldit me shoqen e saj të ngushtë.