Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike do të garojnë sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 do të zgjidhen. Lista e kandidatëve nis me Agron Shehajn dhe përfundon me Tritan Shehun.
Në listë vihet re se marrin pjesë në garë të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ndërkohë që janë pjesë edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës si Jozefina Topalli e Arben Imami. Ndërkohë, duket se ka një qëndrim shpërblyes për dy deputetët e vetëm që iu bashkuan Kuvendit të fundit, konkretisht për deputeten Ina Zhupa dhe Kasëm Mahmutajn.
Të dy ligjvënësit janë pjesë e garës për kryesinë e PD-së. Ndërkohë në listë mungon emri i Albana Vokshit dhe Edi Palokës. Të dy këta do të jenë pjesë e Kryesisë eksoficio për shkak të postit që mbajnë, kryetarja e Gruas në PD, Albana Vokshi, dhe Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar.
Ndërkohë, vihet re mungesa e emrit të Bujar Leskajt, i cili është bërë pjesë e lëvizjes së Berishës që në fillim. Sakaq, lista nuk është e hapur për Ervin Salianjin, Grida Dumën apo Tomorr Alizotin, të cilët kanë qenë në një pozicion neutral kritik me të dyja palët.
Në përfundim të mbledhjes së Komisionit, dje Berisha tha se kandidatët për anëtar kryesie janë njerëz me kontribute.
“Të gjithë u angazhuan në krye të herës, në këtë proces dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij, në rikthimin, rivendosjen, e pluralizmit të vërtetë politikë në Shqipëri, Rithemelimin e PD-së, si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe minoritarëve, e dinjitetit njerëzor, e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. Komisioni në mbledhjen e tij, siç parashikon statuti, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë e PD-së, që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD-së. Ju do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, tha Berisha.
- EMER MBIEMER
1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU