Mëngjesin e sotëm Greqia është zgjuar nga lëkundjet e tërmetit. Sipas mediave vendase epiqendra ka qenë në Kretë ndërsa tërmeti ka qenë i madhësisë 3.7 i shkallës rihter.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia fokale është regjistruar në 31.6 km, ndërsa epiqendra u raportua 42 kilometra në jug të Tsoutsouro.
Për fat të mirë nuk raportohet për dëme.