Në orët e para të ditës është ndërprerë procesi i numërimit në qarkun e Gjirokastrës. Raportohet se ndërprerja e procesit është bërë me konsensus mes komisionerëve, dhe deri tani janë numëruar 13 kuti.
Aktualisht kryeson Partia Socialiste, më pas Partia Demokratike dhe LSI-ja.
Në Gjirokastër është vënë re një numër i madh i votave të pavlefshme. Mbi 10% e votave të numëruara kanë rezultuar të pavlefshme, që është një përqindje e lartë krahasuar me qarqet e tjera.