Këtë mëngjes në orën 08:00 priten të shpallen rezultatet e votimit në njësinë nr.10 në Tiranë. Votimi është kryer elektronikisht për herë të parë në vendin tonë, përveç disa zonave që patën probleme teknike, në të cilat u krye votimi manual.
Edhe votimi do të kryhet elektronikisht dhe rezultatet do të shpallen pasi të vijë operatori i KQZ-së. Në fillim do të jepet rezultati për partitë dhe pastaj për kandidatët. Me përafërsi janë rreth 23 mijë votues në këtë KZAZ dhe rreth 49% pjesëmarrje.
Kjo KZAZ është e vetmja e përcaktuar nga KQZ për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave. Kryetarja e Komisionit të Qendrës së Votimit është Olta Myslimi.