Partia Socialiste fiton njësinë 10 në Tiranë

Ka përfunduar votimi dhe numërimi i votave në njësinë numër 10 në Tiranë. Rezultatet kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste me 6007 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 4550 vota. Ndërkohë LSI ka marrë 628 vota, e ndjekur nga PSD me 208 vota. Nga votat e numëruara kanë rezultuar 120 vota të pavlefshme në këtë njësi.

Ka qenë vetë Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në shkollën “Qemal Stafa” gjatë dhënies së rezultateve për KZAZ 40.
Rezultatet janë shfaqur live për opinionin publik. Celibashi tha se as KQZ nuk është njohur më herët me të dhëna dhe logimi është për herë të parë. Gjatë natës është kryer importimi për KZAZ 40.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *