Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Bëhet me dije nga policia se është kapur në flagrancë shtetasi me inicialet A.X banues në Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se 32-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit me inicialet V.X.,58-vjeç.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykats së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.