“Mbani frymën njerëz…”, gazetari Artan Hoxha reagon pas lëvizjes së papritur të Tom Doshit

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka hedhur shashkën e radhës sa i takon lëvizjes së befasishme të Tom Doshit, që dha dorëheqjen duke u larguar. Kryesuesi i listave të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga listat si kandidat për deputet. Doshi kërkon që KQZ-ja të bëjë zëvendësimin e tij me një tjetër person.

Statusi nga Artan Hoxha

Mbani frymen njerez…

Sipas lajmeve të fundit, andej nga “Xhamlliku”, ende pa zbardhur dita, jane pare levizje të personazheve të rendesishem të mazhorances dhe opozites. Thone se po sillen rrotull ish-profarmes.

Ububuja si e solli çarku!!!

Toma i futi nje gol me rrofeshate në sekonden e fundit të ndeshjes, vari kepucet në gozhde dhe ka fikur telefonin…

Ec e gjeje tani te kam rixha!!!!

Nuk ka Juri Kim qe ia kthen mendjen

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *