Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka konfirmuar vdekjen e ish-presidentit Nishani. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ai ka shkruar se pak më parë u konfirmua lajmi i ndarjes nga jeta të Nishanit.
MESAZHI I PALOKËS
Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishme të PD në vite, ka ndërruar jetë!
Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët.
Respekti ynë për gjitheshka dha për PD dhe për vendin, do e shoqerojë kurdoherë!