Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka reaguar për mediat, pas publikimit të rezultatit të votave në njësinë numër 10. Ai ka thënë se pritshmëritë ishin të larta, dhe se ky rezultat përfundimtar duhet që të ishte shpallur më herët. Por vonesat janë shkaktuar pasi ishte hera e parë që e implementuan. Ai i mëshoi fort faktit se sistemi i votimit elektronik është i sigurtë.
“Ky rezultat mund të ishte shpallur dhe më herët! Por meqënëse ishte hera e parë që e implementuam. Këtu duket se është kështu dhe në këtë moment, gjithsesi mbetet fakti se sistemi i votimit elektronik është i sigurtë.
Ne jemi dëshmitar se si komisionet janë të përbëra, partitë kanë një ndikim të madh. Rezulton se në administrimin e procesit ka pasur përmirësime. Mënyra e paraqitjes së të dhënave ka përfunduar që në orën 7, dhe të dhënat mbi pjesmarrjen i marrim nga fletët e votimit.
Anëtarët kanë tabelën përmbyllëse. Tej kësaj, jemi duke punuar në KQZ që të marrim të gjitha pajisjet dhe nuk kemi nevojë të presim ditë, javë, derisa të përfundojë procesi, por mund ti marrim nga pajisjet.
Partitë duhet të marrin masa, nëse komisionerët lodhen të kryejnë zëvendësimin”, përfundoi ai.
Partia Socialiste ka fituar në njësinë 10 në kryeqytet, ku për herë të parë u votua elektronikisht. Ka qenë vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në shkollën “Qemal Stafa” gjatë dhënies së rezultateve për KZAZ nr. 40.