Ambasada amerikane në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Mesazhi:
Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.