Deri tani duket se raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit do të ketë të njëjtin fat si dy të parët. Opozita nuk ka ende asnjë emër, në atë që mazhoranca e përcaktoi si mundësinë e fundit për të prooziar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.
Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.
Të hënën e 30 majit, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare.
Në njoftimin zyrtar thuhet se në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Në orën 11: 00 do të vijojë seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.