Efektivi ra në humnerë, u plagos e kolegu! Policia s’e raportoi, Ambasada e SHBA i ‘nxjerr zbuluar’

Rrok Frroku, 54 vjeç, mesa duket nuk ka qenë efektivi i vetëm që ka pësuar lëndime gjatë aksionit anti-drogë në zonën e Dukagjinit. Mesa duket me të është lënduar edhe një efektiv tjetër, i cili ka nxituar të ndihmojë shokun e rënë në humnerë, por u lëndua dhe vetë. Policia raportoi për një të plagosur, por ishte ambasada amerikane, ajo që pretendoi të kundërtën. Sipas tyre, ishin dy persona të lënduar, edhe pse në pamjet e shpëtimit, që ishin shpërndarë kudo në rrjet, dukej vetëm një person.

KRAHASIMI I DEKLARATAVE:

Policia: Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit. Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë. Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara

Ambasada e SHBA: Pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Haëk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Haëk në shpëtimin me ngritje, nxori në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Versioni final i historisë është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili gjithashtu flet për 2 të lënduar, ndërsa falenderon forcat e KFOR-it për ndihmën e dhënë për operacionin e shpëtimit.

Niko Peleshi: Mirënjohje dhe falenderim për pjesëtarët e misionit të KFOR-it në Kosovë për mbështetjen e dhënë pjesëtarëve tanë të Forcave të Armatosura në aksionin për shpëtimin e jetës së dy policëve të lënduar në zonën malore të fshatit Shosh, në Dukagjin. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë që pengoi evakuimin e sigurt të të plagosurve, në ndihmë të helikopterit FA EC-135 (ZA-XHB), misioni i NATO-s dërgoi helikopterin Black Hawk. Shërim i shpejtë i dy policëve!

Rrok Frroku, 54 vjeç u rrëzua në humnerë teksa kontrollonte zonën për kanabis. Ai u nxorr nga humnera, pas 12 orë përpjekjesh, ndërkohë që në ndihmën e parë kishte shkuar t’ja jepte polici tjetër. Edhe ky i fundit është plagosur gjatë transportit që po i bënte kolegut të tij pikërisht gjatë kësaj rruge, duke thyer kaviljen. Ndësa Frroku është në gjendje më të rënduar pasi ka 3 brinjë dhe njërën këmbë të thyer.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *